Ylli i dytë në fanellën e Interit u “qëndis” kundër rivalit të rivalëve, Milanit.Kurrë nuk kishte ndodhur më parë në histori që një skuadër e Milanos të fitonte titullin në derbi, por më 22 prillin e vitit të kaluar historia ndryshoi. Interi kishte shansin e parë për t’u shpallur kampion dhe nuk zhgënjeu.
Në fakt është shumë e vështirë që Interi i tij të gabojë përballë skuadrave të mëdha të kampionatit. Në sezonin e kaluar, numrat tregojnë se në sfidat direkte, Simone dhe të tijtë thuajse kanë fituar gjithmonë.
Mes ndeshjeve në shtëpi dhe atyre në transfertë, ka arritur të fitojë të paktën 1 herë ndaj skuadrave më të mëdha të kampionatit italian.
Dhe tani vjen Atalanta. Zikaltrit e Gasperinit “trokasin” në derë në momentin e duhur.
Kur Interi rigjeti besimin, “kyçi” portën dhe e bëri San Siron sërish të këndonte si një vit më parë. Tani mungon hapi i fundit. T’u tregojë të gjithëve se kur Interi gjen përpara një skuadër të madhe, e shkel gazin në maksimum.