Teuta gjen qendërsulmues, huazon 20-vjeçarin shqiptar nga klubi italian!
Qendërsulmuesi shqiptar, Rrok Toma është huazuar te Teuta dhe do jetë pjesë e klubit durrsak deri më 30 qershor 2025.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi italian UC AlbinoLeffe.
Këta të fundit i kanë zgjatur kontratën futbollistit deri më 30 qershor 2026 dhe e kanë lejuar të jetë pjesë e skuadrës së Martinit.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale ata i urojnë Rrokut një sezon plot suksese. 20-vjeçari ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë.