Skënderbeu – Vllaznia, sfidë interesante

Futboll

Skënderbeu – Vllaznia, sfidë interesante

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 11:25
Vllaznia

Kategoria Superiore hap sot javën e 3-të të saj me 3 ndeshjet e para.

Në orën 17:00, Laçi pret Byisin në shtëpi për të kërkuar fitoren e parë në kampionat. Ballshiotët nga ana tjetër vijnë pas fitores dramatike ndaj Dinamos duke mbajtur moralin lart.

Në mbrëmje, në orën 20:00 luhen 2 sfidat e fundit ku Vllaznia dhe Partizani sfidojnë në transfertë Skënderbeun e Teutën respektivisht. Shkodranët e ‘Demat’ kërkojnë të nisin ecurinë pozitive për të shtruar rrugën drejt rezultateve që presin si dy pretendentë për titullin kampion.

Korçarët e nisën keq sezonin me 1 humbje dhe 1 barazim, ndaj në shtëpi përballë tifozëve të tyre kërkojnë fitoren e parë. Edhe Teuta synon kthesën në ‘Niko Dovana’ pas asaj humbjeje turpëruese ndaj Elbasanit.

Ndeshjet:

17:00
Laçi – Bylis | Stadiumi “Laç”

20:00
Skënderbeu – Vllaznia | Stadiumi “Skënderbeu”
Teuta – Partizani | Stadiumi “Niko Dovana”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat