Bajrami flet si lojtariI Rangers: Lëvizja e duhur për mua

Futboll

Bajrami flet si lojtariI Rangers: Lëvizja e duhur për mua

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 12:03
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami është blerja më e re e skocezëve të Rangers. Mesfushori 25-vjeçar ka nënshkruar me të besuarit e Philippe Clement dhe bëhet nënshkrimi i njëmbëdhjetë i afatit kalimtar të verës.

Duke folur ekskluzivisht për faqen e internetit të Rangers pas lëvizjes së tij, ai tha: “Jam i kënaqur që i bashkohem një klubi të madhësisë së Rangers”.

“Janë një klub i njohur në mbarë botën, të cilët kanë fituar shumë trofe dhe kanë konkurruar në një finale evropiane vitet e fundit.

Kam pasur disa biseda me trajnerin dhe besoj se Rangers është lëvizja e duhur për mua në këtë pikë të karrierës sime”.

“Mezi pres të takoj të gjithë bashkëlojtarët dhe tifozët e mi të rinj në të ardhmen e afërt”, ka deklaruar Bajrami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat