Prishtina ka shënuar fitore me përmbysje me rezultat 3:2 ndaj Llapit të Podujevës, në takimin e javës së katërt të elitës së futbollit të Kosovës.
Llapi dy herë ka avancuar por kthehet duarthatë nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Festival golash por pikët mbeten në kryeqytet.
Në minutën e 32-të, Ahmed Januzi brenda 16-shit shënoi gol të bukur në këndin e poshtëm të majtë, 0:1.
Në fund të pjesës së parë, Vitija me kokë ka barazuar duke shënuar në pjesën e epërm të matje të portierit Avdyli.
Në minutën e 55-të, Blakçori shënoi për Llapin, 1:2.
Në minutën e 69-të, Albin Krasniqi nga rreth 18 metra shënoi më këndin e djathtë të Llapit, 2:2.
Në minutën e 77-rtë, Olivier me zgjuarsi realizoi për fitoren e Prishtinës, goli u pranua pasi që gjyqtari Genc Nuza e shikoi VAR-in.
Prishtina është në vend të dytë me 7 pikë (2 fitore e 1 barazim, një ndeshje më pak) sa ka edhe Ballkani në krye të renditjes, ndërsa Llapi renditet në pozitën e gjashtë me 4 sosh.