Kastrioti ia doli që të fitonte në shtëpi përballë Lushnjës, në sfidën e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë së Parë. Krutanët fituan me rezultatin 2-1 me përmbysje. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Lushnjës, Gugash Magani.
“Jam i zhgënjyer nga rezultati. Por ne luftuam gjatë gjithë kohës. Shënuam të parët.
Duhet të shënonim golin e dytë, por çuditërisht gjyqtari anësor jep pozicion jashtë loje kur lojtari del përballë portierit. Për çunat kam fjalët më të mira. Ndoshta gabuam dhe ne, por të gjithë gabojnë. Megjithatë, bukurinë e kësaj ndeshje e prishi gjykimi i gjyqtarit.
Mendoj se mund të kisha bërë të tjera zëvendësime, po të kisha në dorë ndonjë ndryshim. Mund të dilja edhe me 3 në pjesën ofensivë pasi kemi edhe lojtarë shtatlartë. Jemi në fillim të kampionatit dhe do të shohim ndeshjen e radhës”, tha Magani.