Dinamo siç duket nuk ka ndërmend të ndalet. Drejtuesit e “Bluve” janë shumë afër një tjetër afrimi “big”.
Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se dinamovitët janë afër arritjes akordin paraprak me mbrojtësin e Kombëtares.
Bëhet fjalë për Frederik Veselin, me palët që kanë avancuarnë bisedimet mes tyre.
Përfaqësuesit e lojtarit dhe drejtuesit e “Bluve” po diskutojnë mes tyre detajet e fundit. Me afrimin e mundshëm të Veselit, për Ilir Dajën shtohen alternativat në repartin e prapavijës, teksa eksperienca e mbrojtësit do të ishte një vlerë e shtuar për dinamovitët.
Kujtojmë se Veseli ka luajtur me kombëtaren shqiptare në 44 ndeshje dhe ishte pjesë e listës së kuqezinjve në Euro 2016.
Gjithashtu mbrojtësi ka luajtur në Angli, Itali dhe se fundmi në Turqi.