Elbasani dhe Laçi do të luajnë ditën e sotme sfidën e vlefshme për javën e 4-të të “Abissnet Superiore”.
Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 19:00. Para kësaj sfide ka folur adminsitratori i verdhebluve, Mariglen Çoku.
“E kishim të nevojshëm pauzën e kombëtareve dhe na bëri shumë mirë. Përveç Ardit Hilës, pjesa tjetër është gati për të luajtur.
Trajneri e ka grupin e plotë dhe tashmë presim objektivat që i kemi vendosur për të arritur.
Shpresoj që ta fitojmë ndeshjen e sotme dhe të bjëmë një ndeshje të mirë. Ne pretendojmë më shumë se 3 ndeshjet e para sepse kemi qenë gjysmë ekipi dhe tashmë kemi shpresë për të fituar edhe sfidën e sotme. “Final 4” është objektiv për Elbasanin”, tha administratori i Elbasanit.