Skuadra e Bashkimit e ka nisur mjaftë mirë edicionin e ri në Ligën e dytë. Kumanovarët në tre ndeshjet e para kanë shënuar 2 fitore dhe një humbje,.
Bashkimi sivjet ka një grup të gërshetuar mes përvojës dhe të rinjve. Në mesin e futbollistëve të talentuar është kumanovari Agan Sulimani.
Se Sulimani është një lojtarë premtues dhe me potencial të jashtëzakonshëm dëshmoi edhe miqësorja e fundit e Bashkimit që luajti me Rabotnickin në Shkup, ku ai shënoi një gol fantastik.
Me golin e tij (0-1) Bashkimi u kthye me fitore nga Shkupi.
Paraqitja e tij shumë e mirë dhe goli i bukur bëri që të gjithë të pranishnmit të interesohen dhe të pyesin se kush është ky lojtar?
Gjatë kësaj fundjave rikthehet futbolli në vendin tonë. Bashkimi në teren të vet e pret Bellasicën. Kjo ndeshje do të jetë një mundësi e mirë që Sulimani sërish të shpërthej me ndonjë gol.
Ndryshe, 19-vjecari është produkt i shkollës së futbollit Kumanova 2010. Ai ka kaluar shumë eksperienca tek kjo shkollë, duke rënë në sy skuadrave të tjera. Kjo bëri që ai të trasnferohet te të rinjtë e Shkëndijës së Tetovës, ndërsa gjatë kësaj vere ai u kthye në Kumanovë për të ndihmuar klubin e vendlindjes së tij, transmeton Open.Tv.
Ambiciet e Bashkimit janë kreu i tabelës së klasifikimit.