Lajm i keq për Kosovën

Futboll

Lajm i keq për Kosovën

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 17:30
Mërgim Vojvoda

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, është zëvendësuar në minutën e 20-të të ndeshjes që Torino po e zhvillon ndaj Lecces në Serie A. 

Vojvoda u zëvendësua për shkak të lëndimit të pësuar. 

Mediumet në Itali raportojnë se Vojvoda 29-vjeçar ka kërkuar ndërrim për shkak të një problemi muskulor.

“Kosovari u ankua për një lëndim të muskulit të këmbës së majtë, gjë që e pengoi të vazhdoj ndeshjes”, shkruan “toro.it”, sajti i afërt me klubin e Torinos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat