“Shpresoj që Haaland të vijë në La Liga”, ish-ylli i Barcelonës i bën ftesë sulmuesit të Man Cityt

Futboll

“Shpresoj që Haaland të vijë në La Liga”, ish-ylli i Barcelonës i bën ftesë sulmuesit të Man Cityt

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 09:44
“Të kemi Haaland kundër Mbappe në La Liga … Shpresoj që Haaland të vijë”

Ish-sulmuesi spanjoll i Barcelonës, David Villa ka thënë se shpreson që ta shoh yllin e Manchester Cityt, Erling Haaland, në La Liga.

Me ardhjen e Kylian Mbappe te Real Madridi, legjenda spanjolle, Villa synon ta shoh edhe Haalandin në kampionatin elitar të Spanjës.

“Të kemi Haaland kundër Mbappe në La Liga … Shpresoj që Haaland të vijë”, ka thënë fillimisht Villa për mediat spanjolle.

“Unë nuk mendoj se ata do të bëhen siç ishin Messi dhe Cristiano, por do të ishte mirë”, shtoi ish-sulmuesi i Barcelonës.

Barça thuhet se konsideron të tentoj transferimin e superyllit norvegjez në vitet e ardhshme, pasi ka kontaktuar tashmë agjentin e tij.

Marrëveshja aktuale e Haaland me Manchester City skadon në vitin 2027 dhe klubi nga Camp Nou synon ta shfrytëzoj klauzolën e largimit.

Ndryshe, 24-vjeçari e ka nisur sezonin në Ligën Premier duke shënuar nëntë gola në vetëm katër ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat