Nexhat Fejzulli, talenti i Rabotniçkit që synon majat e futbollit

Futboll

Nexhat Fejzulli, talenti i Rabotniçkit që synon majat e futbollit

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 17:30
Pamje nga një ndeshje

 Talenti i futbollit, Nexhat Fejzulli, po i mahnit të gjithë me paraqitjet e tij te Rabotnicki U-18 nga Shkupi.

Ai luan në pozitën e sulmuesit dhe deri tani ka shënuar gola të rëndësishëm për ekipin e tij.

Me golat e shënuar, Fejzuli, çdo herë e ka ngritur klubin e tij në krye të tabelës.

Trajner i tij te Rabotniçki është Adem Adem.

Sulmuesi 17-vjeçar ka aftësi të përshtatjes edhe në pozitat e krahut të të djathtë. Duke parë talentin e tij, trajneri i Maqedonisë U18, Erhan Selimi e ka ftuar në përfaqësuesen e tij.

Përndryshe, Fejzulli ka lindur më 29 maj 2007 në fshatin Sllupcan të komunës së Likovës. Karrierën e ka nisur në moshën 5-vjecare te shkolla e futbollit Viktoria, ku për trajner e ka pasur profesorin, Naser Ajdinin.

Më pas, ai kaloi te FC Skopje në Ligën e Parë, ku qëndroi për një sezon. Dhe, nga Skopje u transferua te Rabotnicki ku është edhe sot e kësaj dite.

Fejzulli i tha Open-TV se udhëton nga Sllupçani për në Shkup dhe asnjëherë nuk mungon në stërvitje.

Ai premton se do të punoj shumë për të arritur majat e suksesit në futboll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat