Befasi për Georgina-n dhe CR7

Futboll

Befasi për Georgina-n dhe CR7

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 12:32
Cristiano Ronaldo

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo tashmë po planifikojnë jetën e tyre të ardhshme me një rikthim në atdheun e futbollistit, Portugali.

Çifti filloi të eksploronte mundësinë për regjistrimin e fëmijëve në një prej shkollave më ekskluzive për fëmijët e tyre.

Georgina dhe Cristiano po ndërtojnë një vilë të madhe në qytetin e Cascais, i famshëm për shtëpitë luksoze.

Sipas portalit Look, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez do të kishin aplikuar për pesë fëmijët e tyre në Kolegjin St. Julian, shkolla më prestigjioze dhe ekskluzive në vend. Fëmijët e çiftit, megjithatë, duket se nuk janë pranuar.

Edhe nëse nuk dihen arsyet e refuzimit të shkollës, duket se arsyeja ka të bëjë me famën e madhe të prindërve të fëmijëve.

Sipas programit televiziv portugez V+FAMA, “mos regjistrimi i fëmijëve të Ronaldos në St. Julian ka ardhur pjesërisht për shkak të pengesave të paraqitura nga disa prindër në shkollë.

“Informacioni që kemi tregon se shumë nga këta prindër, të cilët janë gjithashtu të fuqishëm, e kanë vënë shkollën nën presion duke thënë se ajo duhet të garantojë sigurinë dhe privatësinë e fëmijëve të tyre duke e mbajtur shtypin jashtë shkollës nëse fëmijët e dy njerëzve të famshëm si Georgina dhe CR7 do të studiojnë atje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat