Del edhe një vullnetar për portën e Barcelonës

Futboll

Del edhe një vullnetar për portën e Barcelonës

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 10:44
Keylor Navas

Barcelona po kalon në formë të mrekullueshme në fillim të sezonit por njashtu po përballet me një valë lëndimesh.

Goditja më e madhe është lëndimi i portierit Marc Ander ter Stegen në fundjavë për të cilin duket se ka përfunduar stinori.

Pasi ish-portieri i Katalunasve, Claudio Bravo, u shpreh i gatshëm të dalë nga pensionimi për të luajtur për ta, tash ka dalë edhe një opsion.

Keylor Navas, ish numri një në portën e rivalit të përbetuar të Barcelonës, Real Madrid, është pa klub që kur i skadoi kontrata me Paris Saint-Germainin në qershor.

Edhe ai duket se është i gatshëm ta zë vendin e gjermanit, dhe gjatë këtyre muajve ka stërvitur i vetëm në vendlindjen e tij, Kosta Rikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat