Guardiola po ndjek trofe të tjerë në këtë sezon

Futboll

Guardiola po ndjek trofe të tjerë në këtë sezon

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 16:08
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka pasur sukses të madh gjatë kohës së tij te Manchester Cityn.

Por, sipas ish-yllit të Premier League, trajneri spanjoll ka “shkatërruar futbollin”.

Guardiola, 53 vjeç, mbërriti në Etihad Stadium pas eksperiencave të kaluara te Barcelona dhe Bayern Munich në vitin 2016.

Që atëherë, ish-lojtari spanjoll konsiderohet di një nga trajnerët më të mirë të futbollit të të gjitha kohërave.

Duke fituar trofe të panumërta në të gjithë Europën, Guardiola po ndjek trofe të tjerë në këtë sezon.

Por stili i tij i lojës ka acaruar një ish-legjendë të Evertonit.

“Pep Guardiola e ka shkatërruar futbollin”, tha së fundmi ish-portieri Tim Howard.

“Pep Guardiola i ka mësuar të gjithëve se mund të luajnë futboll duke e ndërtuar lojën nga poshtë. Por jo të gjithë munden.

“Jo të gjithë mund ta bëjnë këtë, 3 ekipe në botë mund ta bëjnë këttë shumë mirë”.

Pritet kundërpërgjigjja e Pep.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat