Mesjava sjellë ndeshjet e javës së 7-të, Struga në Ohër për tu këndellur, Shkëndija do ta ketë vështirë ndaj Gostivarit

Futboll

Mesjava sjellë ndeshjet e javës së 7-të, Struga në Ohër për tu këndellur, Shkëndija do ta ketë vështirë ndaj Gostivarit

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 16:55
Struga Trim Lum

Mesjava sjellë ndeshjet e javës së 7-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

Derbi i Pollogut midis Gostivarit dhe Shkëndijës do të zhvillohet në Shkup, në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, ndërsa ndeshja mes skuadrave buzë liqenit, Voska Sport dhe Struga Trim Lum, do të zhvillohet në Ohër.

Megjithatë këto nuk janë përballjet e vetme mes skuadrave shqiptare këtë xhiro, pasi një e tillë do të zhvillohet edhe në stadiumin e Çairit, aty ku mejdanin do të ndajnë FC Shkupi dhe Besa e Dobërdollit.

AP Brera në Strumicë do të mirëpret Tikveshin, ndërkohë në Manastir do të përballen Pelisteri dhe Rabotniçki.

Ndeshja e fundit, me të cilën do të mbyllet java e 7-të në elitën e futbollit vendor, është ajo midis Vardarit dhe Sileksit, që do të zhvillohet në mbrëmje, më saktësisht në ora 20:00 në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat