Vllaznia mbush arkën si asnjëherë tjetër, ja arsyeja

Futboll

Vllaznia mbush arkën si asnjëherë tjetër, ja arsyeja

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 20:12
Vllaznia

Vllaznia që nga sezoni i fundit ka humbur 2 titullarë të padiskutueshëm, si Geralb Smajli dhe Rejan Alivoda. Klubi shkodran ka spikatur, pasi përfitoi 300 mijë euro nga shitja e kartonit të tyre.

Një shumë e arkëtuar, që nuk është dëgjuar më parë te “kuqeblutë”. 100 mijë euro derdhi Ballkani, pasi përfitoi shërbimet e mbrojtësit Smajli.

Në anën tjetër, Panorama Sport zbuloi se për mesfushorin Alivoda është paguar 200 mijë euro nga Ittihad Kalba.

Pavarësisht lëvizjeve, vlen për t’u theksuar se Vllaznia e ka nisur mjaft mirë sezonin aktual ku kujtojmë se janë të vetëm në vendin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat