Mediumi boshnjak: Lidhja telefonike u ndërpre në stadiumin e Prishtinës, nuk kishte qasje as reporteri i Beogradit! Kelmendi i la pa koment!

Futboll

Mediumi boshnjak: Lidhja telefonike u ndërpre në stadiumin e Prishtinës, nuk kishte qasje as reporteri i Beogradit! Kelmendi i la pa koment!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 shtator 2024 Në ora: 15:20
KF Prishtina - 1987

Data 12 qershor e vitit 1988 kujtohet ende nga boshnjakët se çfarë ndodhi në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Një ditë e diele, që kurrë nuk do harrohet, Prishtina dhe Çeliku i Zenicës, e çuan në këmbë një ish Jugosllavi, mediumet serbe u turrën duke sulmuan me të gjitha forcat.

Arsyeja ishte e thjeshtë, Prishtina dhe Çeliku, i prishën matematikat e Nikshiqit në Mal të Zi mes Sutjeskës dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit.

Tre gola për tre minutat e fundit i shënoi Çeliku që kjo edhe në hendboll ishte zor të realizohen se lere më në futboll! 

Para disa muajve mediumi boshnjak “Scsport” shkroi me titull: “Fitorja më e çuditshme e Çelikut në histori”.

“Një nga plagët e pashmangshme të jetës së futbollit në ish-Jugosllavi dhe shtetet pasardhëse të saj ishte dhe mbetet një dyshim pothuajse vazhdimisht i pranishëm për rregullsinë e garave.

U fol shumë për montimet, por përveç rasteve të rralla nuk ka prova, ndaj çdo gjë përfundon sipas thënies popullore “u dridh mali, polli miu”.

Ndoshta situata më e çuditshme, struktura më e dukshme, pa asnjë provë, qoftë edhe pa fajin e një skuadre, ka ndodhur në javën e fundit të Ligës së Parë ish jugosllave në sezonin 1987-88.

Para javës së 34-të, më 12 qershor 1988, ishin tre klube në luftë për titull (Cërvena Zvezda, Velezhi dhe Partizani), ndërsa një e treta e ligës rrezikohej të binte nga kategoria - Zhelezniçari, Hajduku, Osijeku, Sutjeska, Çeliku dhe Prishtina. Velezhi në xhiron e fundit i humbi të gjitha gjasat për titull me humbjen në Nish (2:3), ashtu si Hajduku, Zhelezniçari dhe Osijeku arritën të mbijetojnë në shtëpi.

Mbetet që Cërvena Zvezda dhe Partizani të vendosin se kush do ta fitojë titullin, pra të ndajnë dy skuadrat biletën për kategorinë e dytë mes Sutjeskës, Çelikut dhe Prishtinës.

Çështja e kampionit dhe e skuadrës që do të bie u zgjidh me dy ndeshje: Sutjeska - Crvena Zvezda dhe Prishtina - Çeliku. Në pjesën e poshtme të tabelës Sutjeska kishte 28 pikë, Çeliku dhe Prishtina nga 27. Nikshiqasit ishin të zotët e fatit, me fitoren ndaj Zvezdës siguronin mbijetesën sigurt. Prishtina ishte në situatën më të vështirë, sepse i duhej fitore ndaj Çelikut dhe një humbje e Sutjeskës nga Zvezda.
Pozita në të cilën u gjend Çeliku ishte e thjeshtë: në xhiron e fundit në Prishtinë, Zenicasve iu duhet fitorja në rast se Sutjeska barazonte me Zvezdën, për të siguruar mbijetesën për shkak të golaverazhit më të mirë.

Megjithatë, pak nga tifozët kuqezi kishin shpresë shpëtimi. Në një sezon të turbullt, në të cilin Çeliku hyri i dëshpëruar.

Në fillim të pranverës erdhën vetëm dy përforcime - Emir Xhinoviq nga Radniçki i Nishit dhe Mirza Gollubica nga Trepça dhe gjatë sezonit pranveror postin e trajnerit e mori Josip Skobllar. Sulmuesi legjendar, “Këpuca e Artë e Europës në vitin 1971”, e stabilizoi pak skuadrën, por mjafton që Çeliku të ketë gjasa mbijetese në javën e fundit. Si parathënie e cirkut të paprecedentë në javën e fundit, nga njerëz të "mirëinformuar" u pretenduan se Sutjeska dhe Zvezda do të luajnë një barazim "të dakorduar", ose më saktë do të përshtaten duke dëgjuar rezultatet e ndeshjeve të Partizanit - Buduinostit dhe Prishtinës e Çelikut.

Nuk kanë ndenjur duarkryq as në Prishtinë. Gjysmë ore para ndeshjes, lidhjet telefonike në stadiumin e qytetit u ndërprenë, kështu që Milan Anxhiq, reporter i Radio Beogradit, më së shumti e transmetoi ndeshjen në “erë”.

Për më tepër, ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Çelikut filloi me disa minuta vonesë, padyshim me dëshirën për të përfunduar pas duelit në Nikshiq.

Duke ndjekur fitoren me katër gola, Partizani rrethoi portën e Buduçnostit, ndërsa priste humbjen e Zvezdës në Nikshiq.

Dhe Prishtina avanconte 2:0 ndaj Çelikut me golat e Sahitit dhe Lepenjicës, por kosovarët kishin një tjetër dëshirë për rezultatin në Nikshiq, prisnin fitoren e Zvezdës.

Në gjithë atë situatë më të qetë ishin futbollistët e Çelikut, po humbnin bindshëm dhe dukej se po numëronin minutat e fundit në rangun elitar.

Sipas njoftimeve, aktorët në Nikshiq kanë ndjekur me kujdes rezultatet nga Beogradi dhe Prishtina. Sutjeska udhëhoqi 1:0 dhe 2:1, por për shumëkënd në stadiumin afër Bistricës ishte e qartë se ndeshja do të përfundonte në barazim, gjë që mendohej se u shkonte përshtat të dyja skuadrave.

Në të vërtetë, në minutën e 90-të, mbrojtja e Sutjeskës lë të vetëm sulmuesin e Zvezdës, Vladan Lukiq, i cili shënon gol për 2:2 dhe titullin e Zvezdës. Sutjeska është përgjegjëse edhe për barazimin sepse Prishtina po avanconte 2:0 ndaj Çelikut...

Kur spikeri zyrtar në stadiumin e Prishtinës njoftoi se ndeshja në Nikshiq përfundoi 2:2, ishte e qartë se vendasit po bien nga liga pavarësisht triumfit ndaj Çelikut. Por Çeliku gjithsesi mundi të shpëtonte me fitore dhe për shkak të fillimit të mëvonshëm të lojës, kishte mbetur kohë e mjaftueshme për një “kthesë”...

Pastaj fillon cirku. Mirza Gollubica shënon gol efektiv në minutën e 88-të dhe zvogëlon epërsinë e Prishtinës (2:1), pas së cilës i gjithë stadiumi fillon të brohoras për Çelikun dhe t'u kërkojë lojtarëve të Prishtinës t'ia lënë fitoren Zenicës. Në dy minutat e ardhshme ndodh një “strehë” e paprecedentë në historinë e futbollit ish jugosllav. Ivan Fillesh mat Shukri Paçaradës, i cili bëri një paradë pas goditjes së topit në rrjetë (2:2), dhe në sulmin e radhës lojtarët e Prishtinës ikin nga Milorad Ratkoviq i cili shënon golin e fitores (2:3). As fajtorë dhe as borxhli, lojtarët e Çelikut shënojnë fitore dhe mbijetesë.

Kur tifozët dhe lojtarët e Sutjeskës dëgjuan rezultatin nga Prishtina, u tronditën. Jo vetëm ata. “Punëtorët janë të revoltuar”, thuhet në deklaratën e Konferencës Komunale të Sindikatës Socialiste të Punëtorëve të Nikshiqit, me kërkesë që Sutjeska të tërhiqet nga të gjitha garat nëse nuk anulohet ndeshja në Prishtinë.

Sahit Kelmendi, kapiteni i Prishtinës, është arsyetuar se bashkëlojtarët e tij “dështuan, iu bllokuan edhe muskujt edhe truri” pasi kanë dëgjuar rezultatin nga Nikshiqi. Në Zenicë, tifozët festojnë mbijetesën e tyre, kështu që Milomir Trkulja, presidenti i Çelikut, iu përgjigj skeptikëve se "çdo gjë është e mundur në sport" dhe se publiku i Prishtinës i përshëndeti kuqezinjtë me "një brohoritje Çeliku, Çeliku"...

Natyrisht, Sutjeska k]ishte bërë denoncim, por përveç pamjeve televizive të dy golave komik të Çelikut, nuk kishte asnjë provë materiale për montim. Edhe sikur të pranohej argumenti për sjelljen josportive të futbollistëve të Prishtinës, kundërshtarët e Çelikut nuk bënë asgjë të keqe, përveçse morën dhuratën e ofruar.

Përkundër kësaj, Federata e Futbollit të Jugosllavisë pas dy muajsh takime mori një vendim krejtësisht kontradiktor: ndeshja në Prishtinë u regjistrua me rezultatin e arritur, skuadra e Prishtinës u ndëshkuan me heqjen e gjashtë pikëve në kampionatin e ardhshëm dhe si kulmi i palogjikshëm, Çeliku u dënua minus 6 pikë dhe jo për faj e as borxhli, zenicasve. Ishin këto pikë të humbura që i shkatërruan çdo shpresë Çelikut në kampionatin e ardhshëm", ka shkruar mediumi boshnjak.

Prishtina – Çeliku 2:3 (1:0)

Stadiumi i Prishtinës.
Shikues: 10.000. 
Gjyqtar: Proliq (Sarajeva).

Shënues; 1:0 Sahiti (33’), 2:0 Lepenjica (75’), 2:1 Gollubica (88{), 2:2 Filesh (89’), 2:3 Ratkoviq (90’).
Prishtina: Shukri Paçarada, Gani Lapashtica, Isa Sadriu (Sadik Rrahmani), Sahit Kelmendi, Xhevdet Muriqi, Goran Pupovac, MUharrem Sahiti, Mensur Nexhipii (Miodrag Çirkoviq), Dragan Lepinjica, Fahredin Duraku dhe Kujtim Shala. Kryetrajner: Josip Duvançiq.
Çeliku: Radoviq, Miod. Gjurgjeviq, V. Aleksiq, Shtrbac (Xhinoviq), Milidrag, Kuhinja (Kopiq), Veshoviq, Ratkoviq, Nestoroviq, Filesh, Gollubica. Kryetrajner Josip Skobllar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat