Shkupi befasohet nga Besa 

Futboll

Shkupi befasohet nga Besa 

Nga: K.G. Më: 25 shtator 2024 Në ora: 16:55
Besa

Shkupi befasohet në javën e 7-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Shkupjanët si vendas në Çair, barazuan me rezultat 1:1 me Besën e Dobërdollit. 

Ky ishte derbi mes skuadrave shqiptare. 

Futbollisti Edmundsson shënoi në minutën e 22-të për Shkupin dhe për Besën realizoi Hisar Ali (81’).

Shkupi renditet në vend të 6-të me 9 pikë, ndërsa Besa në të 10-tin me 5 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat