“Ai ma hapi mendjen në futboll, por edhe në jetën private”, Griezmann me fjalë të mëdha për Simeonen

Futboll

“Ai ma hapi mendjen në futboll, por edhe në jetën private”, Griezmann me fjalë të mëdha për Simeonen

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 10:27
Griezmann

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann, kohët e fundit ka reflektuar mbi ndikimin e thellë që trajneri Diego Simeone ka pasur në karrierën e tij.

Simeone, i cili ka qenë në krye të Atletico Madridit që nga viti 2011, është i njohur për futjen e një etike të fortë pune dhe një mentalitet fitues te lojtarët e tij.

Punën e tij e ka vlerësuar jashtë mase njëri nga kapitenët e ekipit Griezmann, i cili i ka dhënë merita të mëdha për formimin e tij si lojtar dhe si njeri.

“Nuk e di nëse fjala baba është adekuate, sepse është shumë, por Simeone ishte ai që më bëri të kuptoj se nuk kishte kufij, se mund të arrija nivelin më të lartë”, ka thënë fillimisht Griezmann.

“Ai ma hapi mendjen në aspektin futbollistik, por edhe në jetën time private, e shoh veten tek ai”, përfundoi sulmuesi francez.

Ndryshe, Griezmann ka qenë njëri nga lojtarët me vazhdimësinë më të mirë në futbollin evropian gjatë dekadës së fundit.

Ai në futbollin me klube ka zhvilluar gjithsej 700 ndeshje, duke shënuar 271 gola dhe duke shtuar 122 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat