Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Udineze-Inter

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Udineze-Inter

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 14:27
Interi

Interi luan sot përballë Udinezes në një sfidë që pakkush e mendonte si ajo ku zikaltrit do të ishin në ndjekje të bardhezinjve pas javës së 5-të.

Udineze i ka bërë një start të mirë sezonit dhe ka 10 pikë, kundrejt 8 të zikaltërve të cilët duhet të reagojnë pas derbit të humbur me Milanin për të rifilluar ngjitjen në klasifikim.

Për sfidën e sotme, Inzagi ka bërë tre ndryshime në krahasim me derbin, duke vendosur në fushë Bisek, Fratezin dhe Darmian. Në sulm, Turam dhe Lautaro do të jenë përsëri të paprekshëm, pavarësisht problemeve të argjentinasit.

FORMACIONET ZYRTARE

UDINEZE (3-5-2): Okoje; Kabasele, Bizhol, Ture; Ehizibue, Lovriç, Karlstrom, Zarraga, Zemura; Tovë, Devis.

INTER (3-5-2): Zomer; Bisek, Açerbi, Bastoni; Darmian, Fratezi, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat