Flamurtari, Kukësi e Vora bëjnë ‘ligjin’ në shtëpi, Besa e bën 'dramë' në frymën e fundit.
Mbyllen 5 ndeshjet e sotme të javës së 6-të të Kategorisë së Parë.
Asnjë rezultat surprizë teksa vendasit bëjnë ‘ligjin’ në shtëpi duke fituar në stadiumet e tyre.
E vetmja sfidë e mbyllur me fitoren e miqve ishte ajo mes Apolonisë dhe Besës ku kavajasit fituan në frymën e fundit dhe vijojnë ecurinë pa humbje.
Flamurtari mposhti pastër 2-0 Valbonën, ndërsa sfidat e tjera u mjaftuan me rezultate minimale 1-0.