Pasi vendosi ndeshjen ndaj Udineses me një dygolësh, Lautaro Martinez foli për ndeshjen dhe rikthimin e tij në shënim.
"Ne kemi vuajtur pak - shpjegoi sulmuesi i Interit -. Kjo është gjithmonë një fushë e vështirë për ne, por pas derbit ne kemi punuar shumë dhe kemi folur më pak dhe kjo është treguar në fushë".
"Kthimi te goli? Sigurisht që është e rëndësishme, sulmuesi gjithmonë kërkon golin. Por unë punoj për ekipin fillimisht, pastaj nëse shënoj është edhe më mirë. Ne ende duhet të punojmë për të dërguar Interin gjithnjë e më lart”.
“Çfarë duhet për të rikthyer Interin e sezonit të kaluar?
Qëndrimi i duhur, gjithmonë duke punuar më shumë dhe duke mbetur modes. Kjo është ajo që duhet të demonstrojmë, ne duhet të rrisim nivelin çdo ditë për ta bërë Interin të rritet”.