Real Madrid do të përballet me rivalët e qytetit, Atletico Madrid, në një përballje kyçe të La Ligës të dielën në mbrëmje.
Kjo ndeshje vjen si një mundësi për Real Madridin që të zvogëlojë diferencën me Barcelonën në krye të tabelës, pasi Barca pësoi humbjen e parë në kampionat kundër Osasunës.
Për sa i përket formacionit, Carlo Ancelotti përballet me disa shqetësime për shkak të dëmtimeve, më kryesorja e të cilave është mungesa e Kylian Mbappé për shkak të një problemi në kofshë.
Megiithatë, skuadra e “Los Blancos” pritet të paraqitet në skemën 4-3-1-2 me një sulm të udhëhequr nga Rodrygo dhe Vinicius Junior, të cilët do të kenë përgjegjësi të madhe në mungesë të Mbappé-së.
Formacioni i parashikuar për Real Madridin kundër Atletico Madrid:
– Portieri: Thibaut Courtois.
– Mbrojtës: Dani Carvajal. Eder Militao dhe Antonio Rudiger, Ferland Mendy.
– Mesfushë: Federico Valverde, Aurelien Tchouameni, Luka Modric, Jude Bellingham
– Sulmues: Rodrygo dhe Vinicius Junior
Ky formacion pritet të mbështesë skuadrën në një ndeshje të vështirë ku Vinicius Junior do të kërkojë të thejë serinë e tij negative kundër Atleticos, duke shënuar vetëm një herë në 13 ndeshje kundër tyre.