Ardian Ismajli, në Top 11 për shtatorin

Futboll

Ardian Ismajli, në Top 11 për shtatorin

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 22:28
Ardian Ismajli

Portali i specializuar WhoScore e ka vendosur mbrojtësin kuqezi në  11-shen e muajit

Një shtator për t'u mbajtur mend për Ardian Ismajlin për sa i përket paraqitjeve në mbrojtje.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka kontribuar në paraqitjen e shkëlqyer të Empolit, i cili ka pësuar vetëm dy gola që nga fillimi i kampionatit.

Duke konfirmuar atë që u tha, janë edhe shifrat dhe të dhënat nga portali i specializuar WhoScored, i cili e përfshiu Ismajlin në top 11-shen e muajit shtator. Në krah të tij është një shtyllë e kampionatit italian si Bremer, me rezultatin 7.4, madje më i ulët se ai i mbrojtësit kuqezi që është 7.6.

Në tri ndeshjet e luajtura në shtator bie në sy nota 8.32 e marrë ndaj Cagliarit, falë edhe 12 dueleve ajrore. Në ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës, megjithatë, Ismajli bëri 10 spastrime.

Megjithatë, rekordi disiplinor është ende i papërlyer, me mbrojtësin shqiptar që ende nuk ka marrë asnjë karton të verdhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat