Këta janë lojtarët më të shpejtë në Premier League

Futboll

Këta janë lojtarët më të shpejtë në Premier League

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Faqja zyrtare e Premier League ka publikuar një listë me lojtarët më të shpejtë të kampionatit anglez.

Padyshim, lista ka surpriza me disa emra që nuk duken edhe aq të shpejtë, por kanë befasuar me sprintet e tyre të llahtarshme gjatë këtij sezoni futbollistik.

I pari në listë është lojtari i Tottenham, Micky van de Ven, me shpejtësi maksimale 37,12 km/h. I dyti vjen ylli i United, Anthony, me shpejtësi 35,90 km/h. Pas tij renditet sulmuesi Erling Haaland me 35,74 km/h.

I katërti në listë është gjermani Timo Werner (35,69 km/h), ndjekur nga Martinelli (35,57 km/h). Alejandro Garnacho është i gjashti me shpejtësi maksimale 35.48 km/h.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat