Java e 8-të e Superiores ditën e sotme “ngre” siparin me një sfidë mjaft interesante.
Të gjithë sytë e tifozëve do të jenë në “Elbasan Arena” aty ku do të luhet dueli mes Dinamo dhe laçit.
Duel ky që do të startojë në orën 19:00 dhe që mbrëthen tifozët, teksa në fushë do të zbresin djemtë e Ilir Dajës përballë kurbinasve. Këto të fundit kanë vetëm 3 pikë në klasifikim dhe në 7 javët e para të këtij sezoni ende nuk e njohin fitoren.
Mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” do të hyjnë në fushë “all-in” për të kërkuar fitoren, e cila për ta është mjaft jetike dhe që vendos shumë mbi fatet e kësaj skuadre, të cilët vetëm 1 javë më parë iu largua Armando Cungu.
Ndërkohë nga krahu tjetër “Blutë” me Dajën kanë një skuadër simpatike dhe që kanë fituar vazhdimësinë dhe sërish në “shtëpinë” e tyre do të synojnë një tjetër fitore, pasi hapat fals nuk tolerohen nga timonieri kryeqytetas.