Drita dhe Gjilani takohen sot në xhiron e tetë të Superligës së Kosovës.
Në qytetin e Gjilanit po pritet me entusiazëm kjo ndeshje, duke parë rivalitetin mes këtyre dy skuadrave.
Një ndeshje më ndryshe nga të gjithë pritet të jetë për Ardian Nuhiun, i cili luan kundër ish-skuadrës së tij.
Nuhiu më parë ishte pjesë e Dritës ku arriti të shpallej kampion, por aventura e tij te bardhekaltërit përfundoi dhe shkupjani u largua në drejtim të Shkëndijës së Tetovës.
Nga aty, Nuhiu arriti marrëveshje me Gjilanin duke filluar aventurën te ‘Skifterar’ që nga edicioni 2024/25.