Bardhi: Angazhim maksimal nga të gjjthë për rezultat pozitiv dhe 3 pikë të reja

Futboll

Bardhi: Angazhim maksimal nga të gjjthë për rezultat pozitiv dhe 3 pikë të reja

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 18:55
Bardhi

Kombëtarja e Maqedonisë në futboll, të enjten, më 10 tetor, do të nis ciklin e muajit tetor të përballjeve në grupe në Ligën e Kombeve, kur takohet me Letoninë dhe Armeninë. Futbollistët e Maqedonisë zhvilluan edhe stërvitjen e vetme në Letoni dhe shijuan terrenin e stadiumit “Skonto”, aty ku të enjten, Maqedonia do të nis ndeshjen si favorit ndaj Letonisë.

“Ekipi i Letonisë ka respektin tonë maksimal, por jo vetëm ata , por edhe të gjithë në grupin tonë. Mirëpo koncetrimi ynë maksimal është te ne, se si ne do të paraqitemi dhe se si do të jemi në terrenin e gjelbër. Thash se Maqedonia do të pyetet dhe shpresojë edhe deri në fund të këtyre eliminatoreve në paraqitjen e fundit të renditjes,” tha mes tjerash Blagoja Milevski, trajner i Maqedonisë.

Kapiteni i Maqedonisë , Enis Bardhi beson se me angazhim maksimal të të gjithëvë do të mund të shënojmë fitoren e dytë në këtë cikël të garave në Ligën e Kombeve.

“Për mua është me rëndësi që të japim maksimumin dhe të jemi gjithmonë me vetëm mirë dhe tentojë ta ndihmiojë ekipin, kjo ka rëndësi më së shumti dhe shpresojë që nesër të kthehemi dhe pas ndeshjes të jemi të gëzuar dhe të kemi 3 pikët që i kërkojmë,” tha mes tjerash Enis Bardhi, kapiteni i Maqedonisë.

Edhe pjesa statistikore është në anën e Maqedonisë, e cila në tre takimet e deritanishme, në eliminatoret e ndryshme ka shënuar po aq fitore. Ajo e fundit, e zhvilluar poashtu në Riga, u mbyll me 0-2 me golat e realizuar nga Pandevi dhe Bardhi.  

Përballja në mes Letonisë dhe Maqedonisë do të zhvillohet të enjten, në orën 18.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat