Mourinho: Pengu im është që nuk kam patur mundësi të stërvit Messin

Futboll

Mourinho: Pengu im është që nuk kam patur mundësi të stërvit Messin

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 11:42
Jose Mourinho

Me një karrierë të jashtëzakonshme, nga Porto deri te Roma dhe aktualisht te Fenerbahce, trajneri portugez Jose Mourinho ka fituar gjithçka. E megjithatë, “Special One” ka diçka që i mungon, keqardhja e madhe që nuk ka patur mundësi të drejtojë Lionel Messi.

Në një intervistë për “SportBible”, trajneri portugez ka rrëfyer pengun më të madh të karrierës së tij: “Keqardhje nuk kam shumë, por ato kanë lidhje me disa fenomenë që nuk kam patur mundësi t’i stërvit. Për shembull, nuk kam patur mundësi të stërvit Lionel Messi”.

“Në fakt, askush nuk mund ta stërvitë atë lojtar.

Është absurde që dikush mund të mendojë se mund ta stërvitë atë, pasi ai ka lindur me të gjitha dhe i di të gjitha. Madje ai mund të të mësojë disa gjëra. Mund të them se kam patur nderin ta kemi në listën e lojtarëve”, tha Mourinho.

“Një tjetër futbollist që kam dashur ta stërvit kur isha tek Interi apo Real Madrid ka qenë Daniele De Rossi. Për fat të keq edhe kjo nuk ishte e mundur”, tha Mourinho. Interesant fakti që ishte pikërisht De Rossi ai që zuri vendin e portugezit kur ky i fundit u shkarkua nga Roma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat