​VAR shpëton Kroacinë në minutën e 98-të

Futboll

​VAR shpëton Kroacinë në minutën e 98-të

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 20:26
Ilustrim

Kombëtarja e Kroacisë ka mposhtur Skocinë me rezultat 2:1, në ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve në “Maksimir.”

Skuadra e Zlatko Daliqit nuk ishte e rrezikshme në pjesën më të madhe të pjesës së parë dhe e ndëshkuan skocezët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 33-të me autogolin e Duja Caleta-Car.

Vetëm tre minuta më vonë, lojtarët kroatë organizuan aksionin e tyre më të mirë, i cili përfundoi me golin e Igor Matanoviq.

Në minutën e 70-të erdhi pikë kthese me golin e Andrej Kramariq. Për sulmuesin kroat ky ishte goli i 30-të për kombëtaren.

Skocezët patën disa raste të mira në fund. Ata edhe shënuan kur Kristian Jakiq shtyu topin në rrjetën e tij pas një aksioni skocez në minutën 98, por Kroacia shpëtoi nga VAR, i cili anuloi golin për shkak të pozitës jashtë loje.

Kjo është fitorja e dytë e Kroacisë, e cila renditet në vendin e dytë pas Portugalisë dhe përpara Polonisë së vendit të tretë. Ndeshja e radhës e kombëtares kroate është në Poloni të martën nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat