Pas shumë kohësh Calhanoglu humbet një penallti

Futboll

Pas shumë kohësh Calhanoglu humbet një penallti

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 12:16
Pamje nga një ndeshje

Një nga lajmet e mbrëmjes së djeshme të Ligës së Kombeve është se Hakan Calhanoglu nuk është i pagabueshëm nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas 14 penalltive radhazi të konvertuara në gol në të gjitha kompeticionet, (17 nga 17 në Serinë A), mesfushori i Interit gaboi nga 11-metrat gjatë ndeshjes së Turqisë së tij në Islandë, ndeshje e vlefshme për Grupin 4 të Ligës B.

Në realitet numri 20 i zikaltërve shënoi duke mposhtur Valdimarsson, por pak më pas VAR sinjalizoi një prekje të dyfishtë nga vetë Calhanoglu në momentin e goditjes, duke anuluar kështu golin dhe duke dhënë një goditje dënimi indirekte në favor të Islandës.

Reagimi për mesfushorin turk erdhi në pjesën e dytë, kur ai u rikthye tek pika e bardhë e 11 metrave, duke shënuar gol.

Asnjë gabim në Serie A dhe asnjë penallti të humbur me Interin, penalltia e fundit e humbur nga Calha (i cili ka humbur vetëm 5 nga 44) erdhi me kombëtaren (19 qershor 2023 kundër Uellsit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat