Muller e mbyll me Bajernin në 2025?

Futboll

Muller e mbyll me Bajernin në 2025?

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 14:08
Thomas Muller

Thomas Muller konsiderohet një legjendë e gjallë e Bajernit. Por tashmë rrugët e klubit dhe 35-vjeçarit mund të ndahen së shpejti.

Futbollisti me origjinë nga Bavaria së fundmi dha sugjerime për fundin e karrierës së tij, lamtumira duket se po bëhet gjithnjë e më konkrete. Përgjegjësit në Mynih presin që lojtari me numër “25” të luajë sezonin e tij të fundit te bavarezët dhe më pas të var “këpucët në gozhdë”, siç raporton “Sky”.

Një lamtumirë ideale do të ishte fitorja në finalen e Ligës së Kampionëve, në mënyrë të përshtatshme te stadiumi i organizatorëve. Finalja e Champions-it do të zhvillohet më 31 maj 2025 në “Allianz Arena” të Mynihut.

Por asgjë nuk është vendosur, nëse Myler mbetet pa lëndime dhe ndjen nevojën për të vazhduar angazhimin e tij, një zgjatje ende mund të ndodhë. Deri më tani, Bajern nuk ka marrë asnjë sinjal në lidhje me këtë. Ai aktualisht po merr rolin e zëvendësuesit nën drejtimin e trajnerit të ri Vinsent Kompani dhe ka mundur të bëjë paraqitje mjaft bindëse.

“Duket sikur kam ende një kontratë deri në vitin e ardhshëm në verë dhe për këtë arsye do të përpiqem të marr gjithçka nga kjo këtë vit,” i kishte thënë Myler Ligës Gjermane të Futbollit (DFL) në shtator. Sulmuesi me përvojë shfaqet i qetë dhe duket se nuk e sheh si barrë të ardhmen e tij. Ai shpjegoi më tej: “Unë as nuk e di se çfarë do të vijë më pas, as çfarë dua unë, çfarë dëshiron klubi apo çfarë duam ne të gjithë”.

“Plakushi” bavarez, i cili ka veshur fanellën e Bajernit për 24 vite, është në fund të një karriere të gjatë dhe të suksesshme. Në mbi 700 paraqitje për klubin më të titullar në Gjermani, ai ka grumbulluar tituj të shumtë, duke përfshirë dymbëdhjetë kampionate gjermane dhe dy trofe të Champions-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat