Al Nassr shpenzon 345 milionë euro paga në vit

Futboll

Al Nassr shpenzon 345 milionë euro paga në vit

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 15:55
Cristiano Ronaldo

Al Nassr i Cristiano Ronaldos është klubi që paguan më shumë paga se kushdo tjetër.

Kjo është raportuar nga “Corriere dello Sport”, gazetë e cila shpjegon se si sauditët shpenzojnë 345 milionë euro paga çdo vit, shumë përpara Real Madridit, i dyti në Europë, me 272 milionë.

Ka një hendek të madh midis “galacticos” dhe Manchester City, që shpenzon “vetëm ” 201.9 milionë, ndërsa Barça është në kuotën e 188 milionëve në këtë lloj renditjeje.

I pari në kontinentin e vjetër është Bayern Munich, që shpenzon rreth 277 milionë euro paga në vit, më shumë se një e katërta e të gjithë Bundesligës, e cila ndalon nën një miliard euro.

Në Itali, i pari është Interi me 141.7 milionë, më pas Juventusi me 113.8 milionë dhe Milani me 96.6 milionë.

Në pozitat e fundit janë Hellas Verona, Empoli dhe Lecce, tre skuadra që kushtojnë më pak se vetëm paga e Dushan Vlahovic, e llogaritur 23 milionë euro bruto në sezon. Më pas janë Lautaro, Barella, Calhanoglu dhe Bremer, për të mbyllur pesë vendet e para të më të paguarve në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat