Broja do të luajë me të rinjtë e Evertonit

Futboll

Broja do të luajë me të rinjtë e Evertonit

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 18:47
Broja

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është rikthyer në stërvitje me Evertonin.

Pas një mungese tejet të gjatë, Broja tashmë është rikthyer në fushën e blertë, por do të jetë pjesë e grupmoshave të reja U21 derisa të jetë mirë në aspektin kondicional dhe fizik.

Në nëntor, Broja pritet t’i bashkohet skuadrës së parë dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe Republikës së Çekisë në Ligën e Kombëve.

Broja mungon që një kohë të gjatë për shkak të një lëndimi dhe ende s’ka debutuar te skuadra e tij e re Everton. Kujtojmë që sulmuesi shqiptar është në pronësi të Çellsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat