Përforcimet” e para të Tuchel vijnë nga Chelsea

Futboll

Përforcimet” e para të Tuchel vijnë nga Chelsea

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 16:50
Tuchel

Enzo Maresca ka komentuar raportet se Anglia po përpiqet t’i marrë një trajner portierësh dhe një analist të performancës pas emërimit të Thomas Tuchel.

Disa ditë pasi Tuchel u zyrtarizua si trajneri i ardhshëm i përhershëm i Anglisë, një mandat 18-mujor që do të fillojë në janar 2025, gjermani thuhet se po kërkon të marrë një përforcim nga ish-skuadra e tij.

The Standard raportoi se Tuchel do ta bëjë trajnerin e portierëve të  Bluve, Hilario, pjesë të stafit të tij të ri të Three Lions, së bashku me analistin e performancës James Melbourne.

Në lidhje me këtë ka folur edhe trajneri Maresca.

Ai u tha gazetarëve: “Unë e di që njëri prej tyre është kontaktuar; një nga analistët.

Ne jemi mjaft të hapur që njerëzit të largohen dhe të shfrytëzojnë mundësitë q iu ofrohen. Tjetri, Hilario, dëgjova diçka por nuk ka pasur ende ndonjë qasje.

“Kjo është e vetmja gjë që di. Ne jemi të hapur në lejimin e njerëzve që të marrin shanset dhe gjithashtu jemi të lumtur të mbajmë njerëzit që duan të qëndrojnë dhe nëse duan të largohen, ata mund të largohen”.

Hilario ka punuar më parë me Tuchel dhe kaloi tetë vjet në Stamford Bridge si lojtar pasi u nënshkrua nga Jose Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat