Thomas Muller i dërgon mesazh Barcelonës: Hansi, ne po vijmë!

Futboll

Thomas Muller i dërgon mesazh Barcelonës: Hansi, ne po vijmë!

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 17:09
Thomas Muller

Sulmuesi gjerman i Bayern Munchen, Thomas Muller, ka paralajmëruar Barcelonën dhe trajnerin e tyre, Hansi Flick, para përballjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Barcelona do të përballet sonte me Bayern Munich në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Montjuic” në orën 21:00.

Skuadra gjermane po vepron paksa shumë e sigurt përpara ndeshjes në Ligën e Kampionëve dhe këtë e tregon një detaj i fundit.

Ylli i bavarezëve, Muller, postoi një foto të buzëqeshur të tij dhe shokëve të skuadrës në rrugën e tyre për në Kataloni.

Ai përveç tjerave, paralajmëroi edhe ish-trajnerin e tij, tani trajnerin e Barcelonës, Hansi Flick.

“Për të gjithë ju që po e prisni… në Barcelonë. Gjithmonë të veçantë, Hansi ne po vijmë”, ka shkruar Muller në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat