Roma ka pësuar humbje të rëndë në Firencë, me rezultat 5:1 nga Fiorentina.
Kjo është fitorja më bindëse e Fiorentinës dhe më e ëmbla ndaj një skuadre me renome siç është Roma.
Romës asgjë nuk i shkoi ndoresh në këtë mbrëmje dhe gjatë do të mbajë në mendje këtë disfatë të rëndë.
Për Fiorentinën realizuan Kean (9' e 41'), Beltran (17’ -nga penalltia}, Bowe (52') e Hummels (71' - autogol) dhe për Romën realizoi Kone (19').
Hermos në minutën e 65-të është përjashuar me karton të kuq pas dy të verdhëve, duke lënë me një lojtar më pak Romën.
Pas javës së 9-të në Serie A, Fiorentina renditet në vend të 4-të me 16 pikë e Roma është në të 11-tin me 10 sosh.