Luke Shaw me lëndim të ri

Futboll

Luke Shaw me lëndim të ri

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 15:33
Shaw

Luke Shaw ende s’ka luajtur këtë sezon për shkak të lëndimit në pjesën e prapme të këmbës, pasi sërish ka pësuar një lëndim.

Mbrojtësi i Manchester Unitedit ishte duke u trajtuar për një lëndim, por një lëndim i ri ia ka shtyrë periudhën e qëndrimit jashtë fushës së lojës. 

Sky Sports ka raportuar të martën se rikuperimi i 29-vjeçarit nuk po shkon sipas planit.

Këtë e ka bërë të ditur edhe trajneri tashmë i shkarkuar i skuadrës, Erik Ten Hag.

“Procesi s’po shkon siç prisnim, kjo është e  vërteta…

Duam të jemi shumë të kujdesshëm.

E dimë të kaluarën e tij. Duhet ta bëjmë siç duhet pasi duam të jetë i disponueshëm pasi ka ndikim të madh në performancat tona”, është shprehur ai pas ndeshjes ndaj West Hamit, ku Unitedi u mposht në vikend.

Futbollist anglez ka eksperienca të këqija me lëndime të shpeshta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat