Drejtori sportiv i klubit të futbollit Ferizaj, Genc Hyseni, ankohet në referim.
Sipas tij, janë dëmtuar në ndeshjen e sotme të javës së 11-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ballafaqimi mes Ferizajt dhe Malishevës ka përfunduar pa fitues (1:1).
“Një sqarim pse duhet të jepet penallti dhe pse nuk duhet te jepet karton i kuq: Lojtari ynë me numër 8 faullohet afër vijës 16 metërshit por në atë rast referi jep përparësi dhe duhet të jep sepse nga aty dhe mund të shënohet, ndërsa kontakti i dytë është edhe më i ashpër kështu që duhet të jepet penallti.
Rasti i kartonit të dytë të verdhë ku jepet karton i kuq: Edon Sadriu është një hap para lojtarit kundërshtar dhe në dribling vetvetiu dora zgjatet (paqëllim) dhe nuk goditet në fytyrë por në trup dhe në këtë rast gjyqtari duhet të toleroj sepse e din që Edoni ka një karton dhe është kapiteni i ekipit së paku është dashtë ta shikoj VAR-in dhe të anuloj kartonin.
Falëminderit tifozëve ‘Ujqit’ ju premtojmë që nuk do të ju zhgënjejmë, ne nuk do të ankohemi por do të luftojm ndeshje për ndeshje”, është ankuar Hyseni.