Livoreka: Në ndeshjen e sotme çdo gjë është e hapur

Futboll

Livoreka: Në ndeshjen e sotme çdo gjë është e hapur

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 11:44
Bashkim Livoreka

Struga Trim Lum sot synon fitore ndaj Besës së Dobërdollit.

Ndeshja luhet në Gostivar në orën 13.00 në kuadër të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Bashkim Livoreka, ndihmëstrajner, shpreh optimizmin: “Besa e Dobërdollit është një skuadër debutuese në Ligën e Parë, mirëpo mos të harrojmë se për disa lojtarë nuk është hera e parë që luajnë në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Skuadra nga Dobërdolli në radhët e veta ka futbollistë, jo vetëm që kanë luajtur në Ligën e Parë, por që janë edhe fitues të titujve dhe kupave të ndryshme.

Sa u përket njohurive tona për ata lojtar, normal që i njohim për së afërmi kualitetet e tyre, pasi bashkë me ta kemi qenë në skuadra të ndryshme. Por mos të harrojmë se edhe ata njohin filozofinë dhe strategjinë tonë, kështu që do të jetë një ndeshje e bukur për shikuesit. Mendoj se në ndeshjen e sotme çdo gjë është e hapur”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat