Besa e Dobërdollit mbetet pa kryetrajner!
Humbja e sotme në Gostivar me rezultat 2:1 nga kampioni në fuqi i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Struga Trim Lum, e detyroi Berat Imerin të jap dorëheqje.
“Berat Imeri jep dorëheqje nga posti i trajnerit.
Imeri deklaroi se mban pergjegjësi për rezultatet negative te skuadrës duke ofruar dorëheqje nga posti i trajnerit gjithashtu klubit i uron suksese në vazhdim”, ka njodftuar FC Besa.
Besa renditet në vend të 9-të me 12 pikë pas javës së 13-të në elitën e futbolllit të Maqedonisë.