Vllaznia ka triumfuar në shtëpi përballë Skënderbeut në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Superiores.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 2-0 në favor të vendasve.
Pas kësaj sfide ka folur autori i golit të dytë për shkodranët, sulmuesi Kevin Dodaj.
“Ju falenderoj të gjithëve për vlerësimin si “Lojtari i Ndeshjes” dhe shpresoj të jem sa më shpesh i tillë.
Ne e vlerësojmë çdo ndeshje njësoj, futemi në fushë për 3 pikët. Luftuam deri në fund dhe ia dolëm”, është shprehur 19-vjeçari.