Marcelo kishte probleme në thelb me të gjithë te Fluminense – ai keqtrajtonte punonjësit dhe kishte probleme me shokët e skuadrës

Futboll

Marcelo kishte probleme në thelb me të gjithë te Fluminense – ai keqtrajtonte punonjësit dhe kishte probleme me shokët e skuadrës

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 19:38
Marcelo

Marcelo, lojtari i mirënjohur brazilian, ka qenë subjekt i raportimeve për konflikte dhe keqtrajtime brenda klubit të tij, Fluminense, sipas ESPN dhe gazetarit Rafael Marques.

Thuhet se Marcelo kishte pasur probleme me ‘praktikisht të gjithë’ në klub, ku përfshiheshin stafi dhe bashkëlojtarët e tij, gjë që ndikoi negativisht në ambientin e ekipit.

Raportimet tregojnë se Marcelo shpesh i keqtrajtonte punonjësit dhe kishte marrëdhënie të tensionuara me lojtarët e tjerë të skuadrës.

Gjithashtu, 36-vjeçari kishte një qasje joserioze në stërvitje, duke i këshilluar lojtarët e rinj që të mos shqetësoheshin shumë për stërvitjen fizike, duke iu thënë se talenti i tyre natyror ishte i mjaftueshëm për të pasur sukses.

Situata kulmoi me ndërprerjen e kontratës së Marcelos me Fluminensen, vetëm disa orë pas një debati të ndezur me trajnerin e parë të ekipit.

Ai kishte refuzuar të futej në fushë si zëvendësues, një akt që mbase përmbushi kupën e durimit në klub.

Marcelo arriti të lërë një shenjë të tij në histori, duke kontribuar në 68 paraqitje për Fluminense që nga ribashkimi me klubin në vitin 2023. Ai ndihmoi ekipin të fitonte dy trofe të rëndësishëm, duke përfshirë edhe triumfin në Copa Libertadores. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat