Thiery Henry: Mendoni se Bellingham ka qejf të dalë përpara?

Futboll

Thiery Henry: Mendoni se Bellingham ka qejf të dalë përpara?

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 19:48
Thiery Henry

“Kylian do të përmirësohet, sepse nuk mund të shkojë më keq se kaq”!.

Ky është komenti i legjendës Thierry Henry për bashkëpatriotin e tij francez, Kylian Mbappe. Sulmuesi po kalon një moment të vështirë te Real Madrid dhe Henry mendon se e ka fajin vetë që nuk angazhohet sa duhet në fushë.

“Puna e tij deri tani është e pamjaftueshme. Mendoj se është thuajse gjithmonë Bellingham ai që përpiqet të bëjë më shumë në fushë”.

“Është ai që përpiqet të thyejë linjat. E di që Mbappe nuk është qendërsulmues dhe nuk i pëlqen ky rol, por a mendoni se Bellingham ka qejf të bëjë detyra kaq sulmuese? Jo, por ka vullnetin për të ndihmuar”, ka thënë Henry.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat