Në mbarë Europën ditën e sotme do ketë ndeshje.
Duele këto në kuadër të komptecioneve të Europa League dhe Conference League.
Ku disa nga klubet më të mira në kontinent do jenë përballë njëra-tjetrës. Por një futbollist shkodran do jetë në fushë për të luajtur sonte në 21:00.
Fjala është për Erald Çinarin, sulmuesi i cili aktivizohet në rradhët e skuadrës armene të Noahs. Ekip që këtë sezon luan në fazën finale të Conference League dhe sonte ka ndeshjen më prestigjoze të historisë. Bardhezinjtë do jenë vizitorë ndaj Chelseas në Londër për ndeshjet e raundit të tretë të Conference League.
Pikërisht me Çinarin që pritet të jetë titullar ndaj 2 herë fituese të Champions League. Ku padyshim ky është kundërshtari më i fortë dhe më i madh që ka hasur në karrierë 28-vjeçari.
Një sfidë që patjetër do ngelë gjithmonë në mendjen e mëngjërashit. Pasi shorti e vendosi skuadrën e tij të Noahs përballë një prej skuadrave më të forta në 20 vjeçarin e fundit në Europë.
E duke qenë një sulmues i krahut të djathtë edhe kundërshtari direkt për Çinarin nuk do jetë aspak i lehtë. Kjo sepse si mbrojtës i majtë me Chelsean aktivizohet Cucurella, i cili është një kampion i freskët i Europës me Spanjën.
Ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe Partizanit në vendin tonë u transferua këtë merkato verore tek ekipi i Noahs.
Ku nga Shkëndija e Tetovës kaloi në kampionatin armen. Me fanellën e Noah-s në kampionat, Çinari ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 1 asist. E ndërsa ka shënuar 2 herë e asistuar 1 herë edhe në kualifikueset e Conference League për bardhezinjtë.