Skuadra e Borussia Dortmund po monitoron 19-vjeçarin Jobe Bellingham, vëllanë e futbollistit Jude Bellingham. Lajmin e konfirmoi “Sky Germany”.
Jobe Bellingham luan me Sunderland në Championship dhe me shumë gjasa do të ndjekë të njëjtën rrugë s ii vëllai i tij, që dikur luajti me skuadrën vardhezi në Bundesliga para se të shkonte te Real Madrid.
Kontrata e Jobe Bellingham me Sunderland është e vlefshme deri në vitin 2028 dhe vlerësimi i tij aktual është 25 milionë euro. Zhvillimi i tij i mëtejshëm po monitorohet nga afër (9 gola në 58 ndeshje me Sunderland).
Drejtuesit e klubit gjrman kanë patur kontakte të vazhdueshme me familjen e lojtarit, kryesisht nëpërmjet zbuluesit të klubit Sebastian Krug. Ai kërkon të bëjë me Jobe të njëjtën gjë që realizoi edhe Jude Bellingham, që bëri emër gjatë tre viteve në Gjermani.