Ndeshja e ndërprerë Rumani – Kosovë në sytë e Sulejman Demollarit

Futboll

Ndeshja e ndërprerë Rumani – Kosovë në sytë e Sulejman Demollarit

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 13:52
Demollari

Kosova dhe Rumania janë në pritje të vendimit të UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë të premten që shkoi.

E për këtë lojë ka folur ish-futbollisti i njohur shqiptar, Sulejman Demollari, i cili një pjesë të karrierës e kishte kaluar pikërisht në Rumani.

Futbollisti më i mirë i huaj që ka luajtur në Dinamo Bukureshti e komentoi ndeshjen, duke mos dashur të anojë kah asnjëra palë,.

Trajneri shqiptare thotë se do të jenë organet kompetente ato që do të vendosin për ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

“Dua të më kuptoni, unë isha vetëm futbollist. Nuk kam punë tjetër. Jam shqiptar dhe jam jopolitik. A e dini sa kartonë i kam marrë sa luaja në Dinamo? Vetëm një, karton i verdhë, është interesante. Po mendoj, unë përkujdesesha dhe merresha me futboll, me asgjë tjetër”, deklaroi fillimisht 60 vjeçari për “Sport pe Surse”.

“Kam dëgjuar mendime dhe opinione të ndryshme rreth asaj që ndodhi në fushë, nga të dyja palët, nga ju dhe nga kosovarët. Në aspektin e futbollit, kosovarët është dashur të fitonin, nuk ishte dita më e mirë e Rumanisë. Unë dua të shoh vetëm ‘fair-play’”, vazhdoi ai.

“E përsëris, jam jopolitik. Jam i interesuar vetëm për futbollin profesionist në fushën e blertë, për familje, për publikun. Në futboll, ka gjyqe, ka rregulla. Siç janë rregullat, UEFA do të vendosë. Janë njerëz të autorizuar që do ta analizojnë këtë”, shtoi ish-përfaqësuesi shqiptar.

Ekipi i Kosovës u tërhoq nga fusha dhe nuk u rikthye më si rezultat i thirrjeve raciste nga ana e tifozëve rumunë në minutat shtesë, në ndeshjen e zhvilluar të premten mbrëma në stadiumin “National Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat