Armando Broja me ekipin Everton U21!
Armando Broja u rikthye ditën e sotme në fushën e lojës, duke lënë pas dëmtimin e gjatë.
Sulmuesi shqiptar u aktivizuar me Everton U21 në ndeshjen që humbën 1-0 kundër Watford.
Megjithatë, duket se te klubi anglez mezi e kanë pritur rikthimin e shqiptarit në fushë. Diçka të tillë e bën të dukshme edhe postimi i klubit të Everton në faqen zyrtare. Klubi anglez ka publikuar foto të Brojës nga ndeshja e sotme, teksa shkruan: “Broja në Blu!”.
Një lajm i mirë ky për klubin e Everton të cilët mesa duket mezi e kanë pritur rikthimin e shqiptarit. Pritet që 22-vjeçari të luajë dhe javën tjetër me U21 për të qenë në formë optimale në rikthimin e tij te ekipi A.