Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së është mbledhur sot dhe ka marrë ndër të tjera dy vendime. Bëhet fjalë për heqjen e tarifës së pagesës te klubet e Kategorisë së Tretë, që nga sezoni ardhshëm.
Po ashtu u miratua dhe kërkesa për ndërhyrje në infrastrukturën e Qendrës Sportive Kamëz.
Njoftimi i FSHF-së:
“Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi këtë të martë mbledhjen e radhës, ku u shqyrtuan dhe u miratuan disa çështje të rëndësishme për zhvillimin e futbollit në vend.
U mor vendim për heqjen e tarifës së pagesës për ekipet e Kategorisë së Tretë duke nisur që nga sezoni 2025-2026.
Komiteti u njoh me raportet e fundit mbi projektet infrastrukturore që janë në proces dhe investimet e reja që po realizohen nga FSHF-për përmirësimin e kushteve të futbollit shqiptar. Në këtë mbledhje u miratua kërkesa për ndërhyrje në infrastrukturën e Qendrës Sportive Kamëz.
Diskutimet u përqëndruan edhe në çështje administrative, përgatitjet për Mbrëmjen Gala 2024, si dhe buxhetin për futbollin amator.